Tuesday, January 9, 2018

Pamjet që po çuditin të gjithë, motoçikleta lëviz me shpejtësi të madhe në autostradë – por pa shofer (Video)

Një moment paksa i pazakontë është filmuar, ku shihet një motoçikletë duke lëvizur në autostradë – por pa shofer.
Një pasagjer që ishte brenda një veture, ka filmuar momentin bizar kur motoçikleta lëviz me shpejtësi të madhe nëpër një autostradë në Francë, transmeton Telegrafi.
Në fillim të videos, shihet motoçikleta e zezë duke lëvizur pa shofer, por në disa momente ajo përplaset paksa me mbrojtëset e hekurta.
I frikësuar dhe i hutuar nga ajo që po filmonte, autori i videos i kërkon mikut që ishte pranë timonit që të rrit shpejtësinë, pasi i dukej si një skenë nga filmat horror.

No comments:

Post a Comment