Friday, January 12, 2018

Goditje e fortë për Call Center-at, priten largime masive

Kompanitë e call center në Shqipëri po kalojnë një situatë të vështirë, teksa presioni nga qeveria italiane sa vjen e shtohet

Në dhjetor 2017, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call center. Kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv, e cila u bë ligj, shkruajnë mediat italiane. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut.
Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë ma ato. Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center. “Në këtë mënyrë do të ketë më pak mashtrime dhe do të mund të dallohen call center serioze nga ato bandite, ato që bëjnë kontrata serioze dhe ato që shfrytëzojnë njerëzit », ka pohuar deputeti italian Michele Mognato, gjatë referimit të ligjit në senatin italian.
Ndonëse ligji është kundër call center dhe thirrjeve dalëse (outbound) në përgjithësi, operatorët shqiptarë të tregut pohojnë se kjo lëvizje do ta vështirësojë akoma më shumë punën edhe për kompanitë që veprojnë në Shqipëri në aktivitetin e call center, ku klientët kryesorë janë sipërmarrjet italiane (operatorët shqiptarë marrin në telefon klientë potencialë, për llogari të kompanive të ndryshme italiane, që t’i bindin ata për produkte apo shërbime të caktuara). Operatorët e tregut pohojnë se pothuajse gjysma e shërbimeve të call center në Shqipëri është në telemarketing.
Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve etj. Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.
Viti 2017 ka qenë i vështirë për këtë sektor. INSTAT ka raportuar në deklarimet për prodhimin e brendshëm bruto se aktiviteti i call center ka qenë në rënie. Kompanitë e vogla kanë filluar tashmë të mbyllen. “Monitor” ka identifikuar në regjistrin e subjekteve pasive të tatimeve më shumë se 30 call center që janë mbyllur në 2017-n. Mbyllja e tyre ka vijuar dhe në ditët e para të 2018-s.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).
Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë dhe të huaj të tjerë dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla. Subjektet që ofrojnë forex nuk janë të licencuara për këtë shërbim, me përjashtim të tre prej tyre që janë licencuar nga AMF, ndërsa mbi 50 të tilla e ushtrojnë këtë aktivitet ilegalisht, sipas operatorëve të tregut. /Monitor/

14 vjeçari shkakton aksident me traktor, vdes babai i tij

Një aksident me faktaitet ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës, i cili edhe ka vdekur.
“Rreth orës 14:50 minuta, një çun katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit. Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete” thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

Zbulohet arsyeja pse Ledri dhe Skivi prishën punët

E filluan karrierën në grup.
U futën në skenë me bashkëpunime, shkruan albnews.info.
Bëhet fjalë për Skivin dhe Ledrin.
Ata kanë prishur raportet e tyre dhe zbulohet pse ndodhi një gjë e tillë. Klikoni mbi reklame per intervisten e plote

Erdogan paralajmëron se Turqia do t’i japë fund ekstradimeve në SHBA përveç nëse kleriku Gulen do të kthehet

Erdogan paralajmëron se Turqia do t’i japë fund ekstradimeve në SHBA përveç nëse kleriku Gulen do të kthehet
Erdogan paralajmëron se Turqia do t’i japë fund ekstradimeve në SHBA përveç nëse kleriku Gulen do të kthehet, shkruan rt, transmeton arbresh.info.
Kleriku Gulen ishte larguar në SHBA pas dështimit të grushtetit.
Ai është në listën e më të kërkuarve nga Turqia dhe kërkon ekstradimin e menjëhershme në vend.
“Nëse nuk e dorëzoni Fethullah Gulen, për sa kohë që jam unë në pushtet  askush nuk do të dorëzohet në SHBA ” ka thënë Erdogan në adresë të SHBA-së./

“Vendosni Zotin të parin”, fjalimi i Denzel Washingtonit që preku zemrat

Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.
42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:
“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.
Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.
Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.
Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.
Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.
Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.
Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…
Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.
Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?
Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.
Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.
Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.
Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”. 

Thursday, January 11, 2018

Lionel Messi, dy super gola për dy minuta

Lionel Messi ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen si nikoqir kundër Celta Vigos.
Barcelona është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 në ndeshjen kthyese kundër Celta Vigos në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Mbretit, shkruan portali albnews.info
Gjiganti katalunas e ka nisur furishëm ndeshjen kthyese është duke u zhvilluar në Camp Nou.
Pas golit të epërsisë në minutën e 13′, superylli Lionel Messi realizoi në formë të njëjtë vetëm dy minuta më vonë (15′).
Jordi Alba ka qenë asistues i të dy golave nga reprezentuesi argjentinas./albnews.info
Shikoni dy golat ne Leo Messi:




Si do të duken yjet e futbollit në moshën 70 vjeçare?

Harry Kane ishte golashënuesi më i mirë i Evropës me 56 gola të shënuara gjatë 2017-ës, por si do të ketë ai kur ta arrijë atë shifër në moshë?
Tani, falë aplikacionit FaceApp ne mund të kuptojmë se si do të duken yjet e futbollit kur të plaken, transmeton portali albnews.info
Harry Kane, Cristiano Ronaldo, David de Gea, N’Golo Kante, Sergio Aguero dhe Eden Hazard ndryshojnë plotësisht dhe është vështirë t’i njohësh.
Më poshtë mund të shikoni ndryshimet që ata mund të kenë në pamje pasi të plaken: