Tuesday, January 9, 2018

I premtoi Leos se do ta çonte në shkollë: Ja ç’ka bërë sot Edi Rama

Pas punësimit të Eriglisës, vajzës ekselente nga komuniteti egjiptian, kryeministri i vendit ka mbajtur edhe premtimin tjetër që bëri në studion e “ E Diela Shqiptare”.
Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka përcjellë me taksi për në shkollë vogëlushin 9-vjeçar Leo i cili ndodhet në një karrige me rrota. Rama u shfaq në studio i veshur si Babagjysh, duke i plotësuar dëshirën Leos së vogël që të shkonte në shkollë me një makinë.
Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”-ka shkruar Rama në Facebook, në përshkrimin e fotos ku shihet duke përshëndetur Leon e vogël.

No comments:

Post a Comment